Ne pritje te Kushtetutes per dekretin e Thacit | Lajme - News

2020-05-27 0

Kanë mbetur edhe katër ditë deri në përfundimin e pezullimit nga Gjykatat Kushtetuese në Kosovë të dekretit të mandatarit për Kryeministër nga Presidenti.

Prandaj brenda kësaj jave ka gjasë që gjykata të dalë me vendimin për këtë dekret pas ankesës që e kishte bërë Lëvizja Vetëvendosje.

Ndonëse Kushtetuesja kishte kërkuar që të mos bëhet presion me deklarata publike, Kryeministri në detyrë Albin Kurti sërish ka përmendur zgjedhjet e reja. Sipas tij, ngërçi institucional shfaqet vetëm kur përjashton zgjedhjet.

?Ngërç institucional? Nuk është e vërtetë. Mospajtim ka por edhe zgjidhje ka. Në përputhje me Kushtetutën tonë nevojiten zgjedhje të reja. Ato tashmë po mbahen anembanë Evropës?.

Ndërsa Presidenti Hashim Thaçi ka akuzuar Kurtin, për siç ka thënë, uzurpim të zyrës së Kryeministrit pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese.

?Ne të gjithë duhet të fokusohemi në respektimin e plotë të kushtetuetshmërisë dhe ligjshmërisë, për fat të keq kemi një njeri që ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skenën politike kosovare?.

Sipas tij, vendimet e gjykatave duhet të respektohen. Ai këto komente i bëri gjatë vizitës në burgun e Dubravës në vendin ku para 21 vitesh për 5 ditë radhazi u masakruan nga regjimi serb mbi 160 të burgosur shqiptarë.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/